A po mendon edhe Rama për zgjedhje të parakohshme parlamentare

0
A po mendon edhe Rama për zgjedhje të parakohshme parlamentare

A po mendon edhe Rama për zgjedhje të parakohshme parlamentare? Një pyetje që vjen pas një jave të mbushur me deklarata për zgjedhje të parakohshme.

Këto deklarata kanë ardhur nga dy eksponentët kryesor opozitar, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Të cilët, pasi po mbarojnë organizimet brenda partive, po pregatisin elektoratin e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Edhe pse kjo po për kërkohet nga opozita, Rama dihet që vepron sipas “kokës” tij. Ne do mundohemi të sjellim disa argumenta se edhe vetë Rama po e mendon si alternativë.

Ndryshimet në qeveri

Viti 2018 u mbyll me disa lëvizje kryesore në qeveri. Largimet ishin të bujshme, për nga rëndësia në qeveri, jo nga emrat. Sepse të largohen disa nga ministritë kyçe si financat dhe Infrastruktura, nuk është lëvizje rastësore. Këto lëvizje dhe emërimi i figurave jo shumë të njohura politike, na bën të mendojmë se Rama po mendon lëvizjen e rradhës. Niko Peleshi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri janë emra shumë kyç që Partinë Socialiste në epokën e Rilindjes. Dhe largimi i tyre, nëse do mbrojmë tezën, që Rama mendon të shkojë në zgjedhje të parakoshme, është domethënës. Të gjithë do të shpërndahen në qarqet ku do jenë udhëheqës politik për të maksimizuar rezultatin e Partisë Socialiste. Nëse ata do vazhdonin të ishin në qeveri impenjimi nuk do të ishte maksimal.

Mos publikimi i kandidatëve

Partisa Socialiste akoma nuk ka publikuar emra kandidatësh për bashkitë kryesore, si ajo e Tiranës, Durrësit apo edhe Elbasani. Kjo, nëse i qëndrojmë tezës për zgjedhje të parakohshme, ka strategji politike sepse emrat duhet të jenë të përzgjedhur për listën e deputetëve dhe për bashkitë. Prandaj akoma numri një i selizë mavi nuk ka publikuar emra kanidatësh.

Por, a do të ishte e leverdishme shkuarja në zgjedhje të parakoshme për Ramën? Nga ana politike kjo do ishte një lëvizje që do ti jepte pikë. Sepse pas vitit të mbrapshtë të 97-ës, asnjë qeveri nuk e ka lënë në mes mandatin qeverisës. Kjo do ishte një rast shumë i mirë për politikën shqiptare. Nga ana individuale, kjo do ishte një dështim për Edi Ramën, sepse në mandatin që ai premtoi rimëkëmbjen e Shqipërisë, do rezultonte fatale nëse do shkonte në zgjedhje të parakoshme parlamentare.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here