A ndikuan prindërit në ndarjen e çiftin Albi Nako dhe Alba Hoxha

0

Koreografi Albi Nako ka folur për herë të parë pas ndarjes me balerinën Alba Hoxha, siç është përfolur ditët e fundit në media.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Nako është shprehur se me Albën ka pasur gjithmonë një raport korrekt dhe miqësor duke mohuar kështu gjithçka.

Faktin që kanë hequr një-tjetrin nga Instagrami, koreografi e komentoi si një pakt mes tyre. “Ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë, që të mos ta ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat nga njëri-tjetrin,”- u shpreh Albi Nako.

Nga ana tjetër, përsa i përket faktit se shkaku i ndarjes nga balerina janë bërë prindërit e tij, koreografi u shpreh se kjo është një gjë qesharake.

M’u duk qesharake. Nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit, unë jam i rritur,”- përfundoi më tej Albi Nako.