A duhet t’i puthim fëmijët në buzë

0
A duhet t’i puthim fëmijët në buzë

Puthja e fëmijës në buzë është një veprim, që ka filluar të përdoret në dekadat e fundit nga prindër natyralist dhe se fundi edhe tek ne, që imitojmë çdo gjë të huaj, mjaft të duket ‘trendy’, të duket moderne dhe cilësohesh ‘smart’ (i zgjuar) nëse e bën diçka të tillë.

Këta janë prindër të cilët mendojnë se nuk ka asgjë të keqe nëse mami ose babi, puth djalin ose vajzën në buzë.

“Me këtë mënyrë i tregohet fëmijës edhe se nuk ka gjëra të ndaluara në jetë”,-tregojnë prindërit.

Mirëpo sa e shëndetshme është kjo?

-Puthja e fëmijës në buze apo të shfaqurit nudo para fëmijës mund të jetë e rrezikshme!

Me gjithë respektin për marrëdhënien prind-fëmijë natyraliteti i prindërve me fëmijët e tyre

është i dëmshëm sepse e bën fëmijën të ndërtoj projeksione të gabuara në lidhje me prindërit e vet.

Prindërit në sytë e fëmijëve janë mrekullia vetë edhe pse mund të jenë të shëmtuar si dreqi do të thoshte Françoise Dolto (mjeke psikoanaliste franceze). Prandaj, qëndrimi nudo apo puthja në buzë si për t’i treguar fëmijës që nuk ka gjëra të ndaluara, tundimi që përjeton fëmija duke parë trupin e prindit apo provuar buzët e tij edhe pse prindi nuk e mendon në këtë mënyrë bën, që ata në sytë e fëmijës të jenë të parezistueshëm.

Mirëpo përderisa mami apo babi nuk mund të jetë i tyre i bën ata që të humbin besimin në vetvete dhe të kenë vështirësi në ndërtimin e marrëdhënieve me persona të tjerë sepse ata e kanë provuar tashmë dështimin e parë me prindin e tyre e nëse kjo do i ndodhte edhe disa herë të tjera ai ose ajo do të humbte besimin te vetja dhe do mendonte se ishte i/e shëmtuar edhe pse në të vërtetë do të ishte shumë i/e bukur.

Pra, puthja në buzë është intime dhe e shenjtë!

Ajo është një veprim me emocionalitet të larte dhe nuk mund të zhvlerësohet duke puthur çdokënd, sepse ajo fillon të zhvishet nga emocioni, ndjenja, kënaqësia dhe magjia, që mbart.

Mendoni se çdo të ndodhte sikur të gjithë të puthnin të gjithë në buzë?!

Edhe për fëmijën është më e shëndetshme të kuptoj se jo çdo gjë lejohet në jetë dhe disa gjëra mund të provohen në kohën, në vendin dhe me njeriun e duhur.

-Tjetër, puthja e fëmijës në buzë është e rrezikshme dhe mund të jetë fatale, nëse personi mban infeksione të cilat mund të kalojnë nga goja e tij në gojën e fëmijës dhe mund të sillte deri edhe vdekjen e fëmijës në saj të bakterit të stafilokokut nëse nuk trajtohet me urgjencë.

Nga Erges Eskiu, pedagog ne UMT