7 akse kombëtare në plan për tu bërë me pagesë

0
Bëhuni gati sepse në vjeshtë do të paguajmë për të kaluar në Tiranë- Durrës

Krahas autostradës Tiranë-Durrës, qeveria ka planifikuar të nënshkruajë kontrata koncesionare edhe për disa akse të tjera rrugore, një pjesë e të cilave janë në punim e sipër.

Bëhet fjalë për akset:

  1. Tiranë-Elbasan,
  2. Rruga e Arbrit,
  3. Levan-Vlorë,
  4. Durrës-Fier,
  5. Levan-Tepelenë,
  6. Elbasan- Kapshticë
  7. Tiranë-Hani i Hotit

Këto akse kanë qenë pjesë e planit të taksimit të vitit 2016 nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Parashikohet që tarifa e kalimit të automjeteve në këto rrugë do të variojë nga 1 deri në 2.6 euro. Në përllogaritjen e vlerës së taksës janë marrë në konsideratë veçoritë e ndërtimit të secilit prej akseve, duke i kushtuar rëndësi parësore vështirësive teknike dhe gjatësive të tuneleve.