6 persona të plagosur pas një sherri midis shqiptarëve dhe grekëve

0
6 persona të plagosur pas një sherri midis shqiptarëve dhe grekëve

Gjashtë persona, shqiptarë dhe grekë, kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave greke, ngjarja dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ushtarit grek nga forcat RENEA.

Ngjarja vjen vetem nje dite pas vrasjes ne perleshje me policine shqiptare te nacionalistit grek, Konstantinos Kacifas, por nuk ka ndonje njoftim zyrtar nese ajo qe ndodhi ne Greqi ka lidhje pikerisht me ngjarjen ne Gjirokaster.

Mediat greke shkruajne se sherri i pergjakshem ndodhi pak para orës 2 të mëngjesit dhe ne vendin e ngjarjes u gjet edhe një pistoletë. Nga lufta e ashper mbeten 6 te plagosur, pjese e dy grupeve shqiptare e greke qe u perleshen mes tyre.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi në një park në kryqëzimin e rrugëve të Domokos dhe Gerakas. Tre nga të plagosurit u transferuan në Sismanoglio dhe tre të tjerë në Kryqin e Kuq. Policia po heton per shkakun e sherrit dhe nese kishte lidhje me ngjarjen e djeshme ne Shqiperi apo jo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here