16 shkurti duhet të jetë dallëndyshja e parakohshme e vërës së shpresës

0

Ishte vera e 2013. Vendi po kalonte një vështirësi ekonomike. Shpresa se e ardhmja do ishtë më e mirë po venitej. Pikërisht kjo ishte ndihmesa e parê për njeriun që sot ka larguar me qindra mijëra shqiptar rrugëve të botës, asokohe, mendohej të ishte alternativa për të qeverisur këtë vend.

Kjo ishte në parantezë pêr të krahasuar verën e 2013-ës me verën që po vjen. Rama i ndihmuar edhe nga koalicioni me LSI-në vjen në pushtet me numra që do ta lejonin të bënte çdo ndryshim. E theksuam se i kishte numrat, por nuk kishte vullnetin pêr të ofruar një qeverisje më të mirë. Në çdo dalje të tij, fajin ia hidhte qeverisjes kaluar. Shqiptarët e besuan dhe e donin. E shihnin si njeriun me një “dërrasê” mangut që do ti jepte fund njëherë e mirë tranzicionit të këtij vendi.

Çdo dalje e tij, por edhe publikim shoqërohej me lavde. Aq sa edhe SHBA e donte. Aq sa edhe Merkel e donte. Aq sa edhe Renzi e donte. E kot nuk thonë që dashuria e tepërt e verbon njeriun. E këtë e verbuan aq shumë sa filloi të ishte arrogant. Filloi me prapaskena politike. Filloi ti pëlqente paraja. Dhe dalëngadalë të dilte Rama i vêrtetë. Qeshte dhe ironizonte në takimet kur shpërndate letra legalizimesh. Merresh me gratë e botës. Pikërisht këtu filloi edhe rënia e shokut me çitjanë. Shqiptarët kërkonin azil rrugëve të Gjermanisë aq ishim nè konkurrim edhe me sirianët.

Vera e 2017-ës ishte shumë e nxehtë politikisht. Opozita nuk ishte e organizuar dhe qeverisja teknike i erdhi në ndihmë Ramës për të marrë pushtetin. Pushtet të cilin e mori i vetëm duke bërtitur pèr timonin dhe me gishta pêrpjetë. Madje edhe duke e krahasuar me Skêndërbeun, krahasim i cili ishte totalisht i pavend.  Shqiptarët u treguan zemêrgjërë dhe i dhanë drejtimin e vendit pa program. Këtu ishte pikënisja e rënies së shokut me çitjanë. Tanimë s’kishte LSI qê të fajësonte për korrupsionin e administratës. Në një kohë kur duheshin reforma ekonomike, ministrinë ia besoi një mesuesi anglishtjeje. Ndêrsa ministrinë e Infrastrukturës ia besoi Gjiknurit.

Sot, afêr verës, së dytë i vetëm në qeverisje, po shênon pikën më të ulët politike të tij. Postime që shoqërohen nga komente negative dhe sharje në drejtim të tij. S’ka faj, ne e votuam pa as më të voglin program. Tani më shumë po flitet për çitjane dhe zhgarravinat e tij se sa për punën si kryeministër. Vera e 2019- ës do të jetë vera e të vërtetës për këtë vend. Në asnjë mënyrë nuk duhet votuar shoku kryeministër me citjanë sepse do na duhet të largohemi edhe ne që kemi mbetur në këtë vend. Alternativa ka. Programe ka. Andaj kjo është vera kur ne duhet të shohim ti japim shpresê këtij vendi, atë ky kryeministër po e vret cdo ditë të qeverisjes.

Shembuj kemi. Protesta e kuksianëve ishte sinjali i parê se si duhet të ndalet ky rilindas i 2013-ës bashkë me ekipin e tij dêshtak. Studentët i dhanë një leksion dhe një shuplakë se rinia e këtij vendi nuk dorëzohet para një piktori me çitjanë. Banorët e Unazës, të cilët prej muajsh mbrojnë shtëpitë e tyre dhe ja kanë arritur.

Andaj, 16 shkurti duhet të kthehet në dallëndyshen e parakohshme të kēsaj vere ndryshimi dhe shprese.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al