105 kg drogë dhe 600 mijë euro/ Prangosen dy shqiptarët ne Greqi

0

Dy shqiptar dhe një kroat janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën me 105 kg konainë.

Mësohet se trafikantët e kishin fshehur drogën brenda një furre dhe një ene. Gjithashtu u konfiskuan nga agjentët anti-drogë edhe 600 mijë euro.

Autoritetet greke kanë publikuar edhe pamje të aksionit policor në një apartament në Athinë ku u gjet e fshehur kokaina.

Policia helene beson se rrjeti i trafikut të kokainës është më i gjerë. Gjatë dy muajve të fundit, janë arrestuar shumë shqiptarë në disa operacione madhore të policisë. Aksi Shqipëri-Greqi është kthyer në një rrugët më fuqishme të transportit ndërkombëtar të drogës.