1 prilli dita që tanimë ka edhe në Shqipëri simbolin e saj

0
1 prilli dita që tanimë ka edhe në Shqipëri simbolin e saj

1 prilli është dita kur më së shumti të afërm apo miqtë tanë zgjedhin të na bëjnë ose i bëjmë ndonjë rreng. Ne duam të shkojmë edhe më tej dhe kësaj dite ti gjejmë simbolikën shqiptare, që padyshim, është Edi Rama.

Ai më shumë e kushdo tjetër po na ngop me dëngla që i shet çdo ditë sikur të ishte treg fruta perimesh dhe jo njeriu që ka në dorë fatet e këtij vendi. Që nga slogani e deri tek premtimet e tij, plotëson kushtet e mjaftueshme, madje edhe i kapërcen për të qenë simbolika e kësaj dite. Të gjithë politikanët gënjenjë, të majtë apo të djathtë, ose edhe disa që s`janë as të majtë apo djathtë, si soji i Duleve, Ndokëve, Ngjelave, Idrizave edhe shumë të tjerë që ikin andej nga ku ju japin nai drejtori. Por, njëri ndër këta, po na ngop me dëngla, duke filluar që në pikë të mëngjesit e deri kur shohim lajmet e këtyre kanaleve kombëtare, që janë kthyer në “kanale” ku po shit-blehet çdo gjë.

Nuk kishte ndodhur kjo gjë as në kohë e Berishës, madje nuk e teprojmë kur themi se mund t`a krahasojmë edhe me kohën e “madhërishme të Xhaxhit”. Që të mos mbetemi vetëm tek fjalët, që nuk dallohemi për shumë të bukura, ne po ju sjellim faktet. Ka shumë, por disa të freskëta, pa ilaçe, por bio.

  1. Pakti për Universitetit
  2. Ekonomia
  3. Reformimi i administratës (konkurset)
  4. Reforma e arsimit
  5. Bujqësia
  6. Çmimi i naftës për fermerët
  7. Taksimi i ndershëm dhe mbështetja e biznesit vogël

Po mbetemi me kaq dhe po ju themi ga dy fjalë për secilën. Pa le të dali një këtu dhe të thojë se “pakti për universitetin” u përmbysh. S`ka se si të ndodhë. Ekonomia po ikën në pikiatë dhe këtë e tregojnë edhe INSTAT që vetëm shifra nuk nxjerr. Standartet kanë rënë. Njerëzit mezi po shtyjnë muajin me ato çfarë arrijnë të nxjerrin. Ndihmën ekonomike e ka bërë si sistem llotarie, që nuk di nëse do të dalë për muajin e ardhshëm apo jo. Lëre pastaj paçavuren e reformës në arsim që e ka çuar në një derenxhe që do duam vite të rregullojmë pasojat e kësaj reforme. Punësimet dhe konkurset, që edhe pse ishin fasadë, bëheshin, tani as që iu bie ndërmend me i reklamuar fare.

Bujqësia dhe  premtimi për subvencionimin e çmimit të naftës  për fermerët i dha shumë vota PS-së. Ndërsa mbas 6- vitesh pushtet nuk ka bërë gjë tjetër, por vetëm ka rritur koston e prodhimit. Madje një fjalë edhe Blushin, ai Beni politikani dhe sot drejtues i një nga mediave më të mëdha në vend, mblodhi shumë vota duke na treguar përralla për premtimet e Ramës. Do thoni ju, ai nuk është në pushtet. Po e drejtë, por ai sot po mbush me përralla çdo edicion lajmesh se ky vend po jeton një begati të madhe ekonomike. Për të besoj se po, me rrogën që ai dhe zonja e Top Kanalit e di sa është.

Prandaj, sot ai që na drejton, ka “ditëlindjen” e emrit të tij.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al